Në këtë panel të drejtuar nga Fabiola Duro ishin të ftuar tre personazhe të rëndësishme në fushën e biznesit në Shqipëri. Arjodita Mustali Drejtoreshë e Përgjithshme e ABSA, organizatë që mbështet bizneset në Shqipëri dhe themeluese e disa bizneseve me inpakt kombëtar dhe ndërkombëtar. Dritan Mezini themelues dhe Drejtues i platformës së njohur Dua Punë. Së fundmi Enor Nakuçi një nga bashkëthemeluesit e KreatX.
Një përmbledhje e shkurtër e fjalës së Arjodita Mustali në këtë Webinar:
Si është mënyra e re e normales së tanishme?
Situata aktuale si brenda dhe jashtë vendit ka sjell një ndryshim në disa aspekte të jetës së biznesit, por megjithatë duke qenë se ne kemi punuar me Outsourcing jemi mësuar me situatën e punës në distancë. Adaptimi i jetës familjare në këtë sistem dhe në krahun tjetër adaptimin e punonjësve në këtë sistem kanë qenë dy nga sfidat më të mëdha në këtë periudhë. Si nga eksperienca e anëtarëve të ABSA, por edhe nga perspektiva ime si drejtuese e disa platformave dhe bizneseve të ndryshme industria e shërbimit ka pasur më pak konflikte me punonjësit, duke kuptuar menjëherë nevojat e tyre dhe përshtatur edhe kushtet e punës në mënyrë që bizneset të zhvillohen, por të merret parasysh edhe siguria e tyre personale.
Në aspektin personal mendoj se kjo krizë ka pasur edhe një anë pozitive pasi na ka ndihmuar të ndalojmë për pak momente dhe të reflektojmë mbi benefitet e asaj që kemi dhe mundësitë e asaj që mund të bëjmë në të ardhmen.
Si do të jemi sot pas një viti? Çfarë vlerash konkrete mund të ofroj kjo si situatë?
Si sipërmarrës duhet të marrim parasysh rolin tonë si menaxher të riskut në biznes. Nëpërmjet ABSA dhe platformës Global Digital City ne kemi nisur një iniciativë për të penguar emigrimin e të rinjve jashtë Shqipërisë duke ofruar mundësi për ta në venin e tyre. Këto evente duhet të bëhen një faktor i rëndësishëm për të shkuar drejt rrugës së duhur. Mendoj se sot një vit do jemi të gjithë para një fakti se do kemi bërë disa ndryshime në aspektin e prioriteteve që Shqipëria dhe tregu i punës duhet të ketë. Sot kemi informacione që i influencojnë njerëzit në mënyrë të gabuar, ndaj mendoj se do na duhet të shohim se çfarë modeli influencimi do t’i ofrojmë njerëzve në biznes.
Në këto kushte papunësie botërore do duhet të kuptojmë se puna është shumë e rëndësishme pavarësisht vendit ku bëhet dhe pavarësisht llojit të saj. Kjo do na bëjë të fokusohemi më shumë secili komb në vendin e vetë dhe rrjedhimisht të investojmë në kuadër të kapacitetit kombëtar të secilit shtet.
Bizneset më të mëdha Shqiptare që nuk kanë pranuar qoftë të kenë një website tashmë po hasin shumë vështirësi. Sot do mund të mbijetojnë ata që do përshtaten më lehtë me situatën. Bizneset shqiptare kanë mangësi qasjen sesi duhet të sillen ndaj situatës. P.sh sot ku e-commerce është domosdoshmëri, ne përsëri i marrim paratë konsumatorit fizikisht kur merr produktin. Ndaj është domosdoshmëri që të gjithë bizneset të dalin online. Mungesa e orientimit të duhur është një nga problemet aktuale të biznesit. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme dhe punës me këshillimin e biznesit nëpërmjet ABSA po bëjmë më të mirën për të ndikuar pozitivisht në këtë aspekt.