Në ditën ndërkombtare të sigurisë dhe shëndetit në punë , këtë vit është një nga elementët më të lakuar si pasoj edhe të Pandemisë Covid19 e cila në shumë aspekte ka thyer standartet e vendosura deri më sot . ABSA , si një organizatë e bizneseve që ofrojnë shërbime të deleguara , në një ndër pikat e saj kryesore ka qënë edhe është shëndeti dhe siguria në punë .
Por në kushtet aktuale kur situata erdhi në mënyrë të papritur dhe që kërkonte zgjidhje emergjente për të ruajtur shëndetin e sigurinë e punëmarrësve , ABSA filloj të kërkonte praktikat më të mira të distancimit social duke Kërkuar nga partnerët e saj që të shikohej mundësia për të arritur kryerja e detyrimeve të punëmarrësve nga shtëpia duke shfrytëzuar teknologinë për të mundësuar të njëjtën ritëm .
Ndaj në këtë ditë ribëjmë një apel të gjithë partnerëve tanë por edhe bizneseve që janë pjesë të ketij sektori , që të ruhet distancimi social dhe respektimi I masave të shpallurara nga qeveria në mënyre rigoroze për bizneset të cilat po rikthejnë në ambjentet e punës punëmarrësit . Kjo është një sifdë e cila kërkon një përkujdesje po aq të madhe për cilindo punëdhënës .