Aplikmi i njohurive në tregun e punës dhe ajo që mësohet në shkollë, apo universitet shpesh herë kanë shumë diferencë. Kjo diferencë ka krijuar një hendek ndërmjet punësimit dhe shkollimit ku dhe punëmarrës dhe punëdhënës shprehin nevojën e mundësivë për të adresuar këtë problem jetik.
Nisur nga bisedime dhe konsultime me anëtarët e saj, ABSA si dhe nga reagime të të rinjve në organizimet e eventeve te Global Digital City shoqata ka ndërmarrë një zhvillimin e një programi për realizimin e Memorandumeve të Bashkëpunimit me universitete të Shqipërisë. Fakulteti i Biznesit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” bëhët partneri i parë në këtë program.
Në kuadër të zhvillimit të politikave për përgatitjen dhe përfshirjen e studentëve në tregun e punës, marrëveshja u nënshkrua më 2 Prill 2021, ku ishin prezent Dekani i Fakultetit të Biznesit, Shkëlqim Fortuzi, staf nga universiteti dhe kryetarja e shoqatës ABSA.
Fokus i këtij bashkëpunimi është krijimi i kushteve të përshtatshme në lidhje me njohjen e studentëve me biznesin dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës, me qëllim zhvillimin e politikave për avancimin profesional të studentëve gjatë dhe pas përfundimit të studimeve universitare, nëpermjet rritjes së ndërgjegjësimit, për të drejtat që ata gëzojnë në lidhje me mundësitë e zhvillimit më tej të kuriozitetit shkencor dhe të menduarit kritik dhe analitik.
Kjo marrëveshje do sjell pasurimin e jetës së studentëve dhe të rinjve të Durrësit me aktivitete praktike që i aftësojnë më tepër në momentin që duan të kërkojnë punë ose të përmirsojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse. Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe ABSA do ndajnë praktikat e tyre më të mira për në terma literature, informacioni, edukimi, trajnimi e informimi. Gjithashtu për qëllimin e përbashkët të zvogëlimit të hendekut të kurrikulave dhe tregut të punës do vënë në dispozicion resurse e tyre përkatëse.
Objektivat madhor të kësaj marrëveshjeje përfshijnë:
- Promovimin e edukimit në fushat e teknologjisë dhe biznesit dhe për të përmisuar programet shkollore dhe universitare në fushën e Shërvimeve të biznesit, për tregun e huaj dhe vendas.
- Përfshirjen e e informacionit dhe mundësive të punësimit për fusha si shërbime të kujdeset të klientit, menaxhimit financiar, burime njerëzore, marketingut, punësim, promovimit online, lokalizimit, dixhitalizim, etj.
- Njohjen dhe edukimin me sektorin e shwrbimit tw bizneseve [SSC (Share Services Centers), BPO (Business Process Outsourcing), ITO (It Outsourcing), R&D (Research and Developmend)] si një sektor me potencial në rritje dhe mundësi lokale & globale.
- Zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta si: info-days, seminare, tryeza të rrumbullakta, trajnime të ndryshme që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e start up-ve, për rëndësinë e edukimit universitar/ pas universitar dhe jo vetëm.
- Krijimin e mundësive për mobilitetin e studentëve & të rinjve dhe fuqizimin e tyre për ndërmarrjen e projekteve locale e ndërkombëtare.
Marrëveshja është vetëm hapi i parë dhe formalizimi për ngritjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet botës së biznesit dhe akademisë. Stafi i ABSA dhe fakulteti po përgatiten për aktivitetin e parë në kuadër të kësaj marrveshjeje.