Outsourcing a chunk of your business processes is a key factor to a successful strategy. Choosing a trust-worthy partner in sharing the burden of work and joy of success is fundamental.
It changes everything.
These are the kind of decisions that are taken keeping a cool head and sharper than ever business instincts.
Yet, there is a pure element of a leap of faith you take, along with your team and company, and that makes it that much better.
Where there is no faith, there is no power.
In the long run, companies have learned at their own risk that Outsourcing partners which originally might save them a portion of the budget are not necessarily the best pick.
Going from there, these are a set of soft factors you need to consider when making your own pick:
Credibility
The organization you are about to trust with the co-piloting of your business needs to live up to the responsibility. You will soon be part of their customer/ partner network, so you will need to check beforehand of the feedback on their previous collaborations, how they have built up on previous experiences, what the number of their employees is, their current state of affairs on their own business- are they expanding or shrinking?- and many more.
Essentially, you are looking for answers to questions that will lead you to their reputation and credibility.
Project Experience
Aren’t you curious about the projects they have previously managed?
You are their soon-to-be project. This way, you will be able to see yourself in the near future, without actually travelling in time.
You will also be able to see if you can draw any parallels between other companies that the BPO organization has already partnered with and yours.
Interaction
Communication makes it all happen.
It builds and burns bridges.
A good part of the reputation of your future BPO partner goes to their communication skills. Communication is uniquely interaction, so you need to play your own part at it.
Team leaders assigned by your outsourcing company will need to communicate effectively with your own team members as the thread that keeps this partnership put.
We suggest you request conference calls with all the future employees that will make up the said team. Even a casual chat counts.
References
A well-written book has references. So does a well- put together team.
Your outsourcing company of choice should be more than willing to provide you with all the declassified references that speak for their work.
Good outsourcing providers will easily share with you a list of references including clients and also, assessments on their own website.
Technical/Project Expertise
All the indicators listed above are mere vectors towards your BPO partner expertise.
It takes expertise and experience to take up certain projects, especially senior projects.
Often, expertise and experience go hand-in-hand, but there are also some solid exceptions, so you will need to remain focused on the expertise part.
Expertise encompasses the training the staff has had, despite of their young age, maybe, the analysis model they follow, the approach they have towards business solutions and the strategies they built on the way.
What never fails you is going with an experienced team rather than a large one. Small companies tend to economize and meticulously forecast each step of the process, in order for them to ensure efficiency and a good customer experience.
Start small and add on to it, tailoring the BPO company to your own needs.
For more information about BPO and what ABSA can do for you, please e–mail us at: [email protected]
Përzgjedhja e partnerëve të Shërbimeve të Nënkontraktuara.
Nënkontraktimi i një pjese të operacioneve të biznesit është një faktor kyç në hartimin e një strategjie të suksesshme.
Zgjedhja e një partneri të denjë që ka plotësisht besimin tuaj në ndarjen e barrës së punës dhe, po aq, edhe të suksesit, është thelbësore.
Vetëm kaq dhe gjithçka ndryshon.
Këto lloj vendimesh merren vetëm duke ruajtur më shumë se kurrë kthjelltësinë dhe mprehtësinë në instiktet e biznesit.
Përtej të gjithave, ekziston një element i pastër besimi në këtë bashkëpunim, dhe kjo gjë vetëm sa e bën atë më të arrirë.
Ku nuk ka besim, nuk ka as fuqi.
Në plan afatgjatë, kompanitë kanë mësuar në kurrizin e tyre se partnerët e shërbimeve të nënkontraktuara që fillimisht i kushtojnë më pak në buxhet nuk janë medoemos zgjedhja më e mirë.
Nisur nga kjo, ja një sërë faktorësh bashkëshoqërues që duhet të merrni parasysh kur zgjidhni kompaninë e nënkontraktuar:
Besueshmëria
Kompania së cilës ju do t’i besoni bashkë-pilotimin e biznesit tuaj duhet të jetë e denjë për përgjegjësinë që do të marrë përsipër.
Nëse nisni bashkëpunimin, ju do të bëheni pjesë e rrjetit të tyre të klientëve, kështu që do t’ju duhet të informoheni paraprakisht për përshtypjet mbi bashkëpunimet e tyre të mëparshme, se si ata janë rritur nga përvojat me klientë të tjerë, numri i punonjësve të kompanisë, shtrirja e biznesit – a po zgjerohen apo po reduktojnë staf? – dhe shumë më tepër.
Në thelb, ju po kërkoni përgjigje për pyetje të cilat ju lejojnë të krijoni një ide mbi reputacionin dhe besueshmërinë që partneri i nënkontraktuar ka.
Përvoja në Menaxhim Projektesh
A nuk jeni kureshtarë për projektet që stafi i jashtëm që po mendoni të zgjidhni ka menaxhuar më parë?
Së shpejti, ju do të jeni një nga këto projekte. Të bëni një vlerësim mbi projektet qe ky staf ka marrë përsipër është për ju njëlloj si të shihni veten në të ardhmen, por pa qenë nevoja për një makinë kohe.
Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të hiqni paralele mes kompanive të tjera me të cilat stafi i nënkontraktuar ka bashkëpunuar dhe pikave ku ju keni nevojë për ndërhyrjen e tyre.
Ndërveprimi
Me anë të komunikimit arrihet gjithçka.
Ndërtohen dhe rrëzohen ura bashkëpunimi.
Një pjesë e mirë e reputacionit të partnerëve tuaj të ardhshëm BPO i takon aftësive të tyre komunikative.
Komunikimi është veçanërisht ndërveprim, prandaj ju duhet gjithashtu të bëni pjesën tuaj.
Drejtuesve të stafit të nënkontraktuar do t’u duhet të komunikojë në mënyrë efektive me anëtarët tuaj të ekipit si filli që mban bashkë këtë partneritet.
Ne ju sugjerojmë të bëni një video-konferencë me të gjithë punonjësit e mundshëm që do të përbëjnë ekipin në fjalë. Edhe një bisedë e çlirët do të thotë shumë.
Referencat
Një libër i shkruar mirë ka referenca. Edhe një ekip i mirë e solid duhet të ketë njëlloj referenca.
Kompania e nënkontraktuar duhet të jetë mëse e gatshme t’ju ofrojë të gjitha referencat publike që flasin për punën e tyre.
Ofruesit cilësorë të shërbimeve të jashtme nuk duhet ta kenë problem të ndajnë me ju një listë të referencave ku përfshihen klientët e tyre, dhe, gjithashtu, vlerësimet në faqen e tyre të internetit.
Ekspertiza teknike
Të gjithë treguesit e renditur më sipër janë thjeshtë vektorë drejt ekspertizës që zotëron partneri tuaj BPO.
Duhet specializim dhe përvojë për të marrë përsipër projekte të caktuara, veçanërisht projekte komplekse.
Shpesh, ekspertiza dhe përvoja shihen si të pandara nga njëra-tjetra, por ka edhe përjashtime domethënëse, kështu që më mirë qëndroni të përqendruar të ekspertiza.
Kjo përfshin shkallën e trajnimit të stafit, pavarësisht moshës mesatare të re që mund të ketë, modelin e analizës që ndjekin, qasjen që kanë ndaj zgjidhjeve që paraqesin dhe strategjitë që ndërtojnë në proces pune e sipër.
Ajo që nuk ju lë kurë në baltë është të zgjidhni një ekip me përvojë përpara një ekipi të madh. Kompanitë e vogla priren të ekonomizojnë dhe parashikojnë me përpikmëri çdo hap të procesit të punës, në mënyrë që të arrijnë efikasitet dhe të lënë pas klientë të kënaqur.
Filloni me pak dhe zgjeroni numrin e partnerëve tuaj në vijim, duke përshtatur kompaninë BPO sipas nevojave tuaja.
Për më shumë informacion në lidhje me sektorin BPO dhe atë që ABSA mund të bëjë për ju, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected]!