ABSL Albania nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit me Bashkinë Pogradec. Me datë 10/10/2022, midis Drejtorit Ekzekutiv znj.Ersenilda Elezi dhe Kryetarit të Bashkisë Pogradec, z. Ilir Xhakolli, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit, i cili zyrtarisht i hap rrugën bashkëpunimit të mëtejshëm në mbështetje të bizneseve. Të dy palët u angazhuan reciprokisht me vullnetin e mirë për të ndërtuar një klimë pozitive bashkëpunimi, me në fokus:
– Të mbështesin sektorin e shërbimeve të biznesit;
– Të ndihmojnë dhe të promovojnë edukimin e të rinjve dhe zhvillimin e punësimit në sektorin e shërbimeve të biznesit.
– Organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitete të përbashkëta apo të organizuara nga secila palë, si: konferenca, seminare, workshop, etj;
Të tilla partneritete, midis sektorit publik lokal dhe një organizate që përfaqëson biznese, si ABSL Albania, përbëjnë një vlerë të shtuar që impaktojnë drejtpërdrejtë bizneset lokale, të rinjtë dhe ekonominë e vendit në tërësi.