Në kuadër të “Javës së integritetit” të organizuar nga ICC Albania, si dhe marrë shkasë nga ndryshimet që kanë pësuar bizneset nën efektin e pandemisë, ABSA organizoi javën e kaluar një takim me temë “Fleksibiliteti dhe qëndrueshmëria e biznesit në kohë krize, nxitur nga situata e pandemisë”.
Pjesë e këtij takimi ishin eksperte të fushave dhe sektorëve të ndryshëm, duke përmendur:
Ekspertja ligjore Znj. Alketa Elezi, nga studio ligjore “Alketa Elezi” e cila i kushtoj vëmendje nw tre pika kryesore: Çfarë kuptojmë me integritet? Si e përkufizojmë ne integritetin? A ka ndryshim nga integriteti dhe karakteri. Si dhe ndau me panelistët e tjerë disa karakteristika ku dallohet njëriu me integritet ose subjekti/biznesi i cili mbart këtë grup integritetesh moralesh, të personave bashkëpunues të cilët krijojnë frymën e biznesit. Në fund të takimit ekspertja ndau dhe disa raste që ishin konsideruar si një linj integriteti. Biznese të cilat kanë krijuar këtë linjë integriteti të biznesit ku secili prej punëmarrësve shpreh problematikat që ata kanë në këtë kuadër.
Eksperti i statistikave, Z. Veton Kurtsmajlaj, i cili prezantoi para të gjithë të pranishmeve rezultatet e anketës “Impakti i COVID-19 mbi punonjësit”. Aty u paraqit fakti që punëmarrësit ishin të kënaqur, pasi kompania ka në plan të parë mirëqenien e tyre, u jep kohë për tu rikuperuar, u jep mundësinë për të punuar nga shtëpia. Por, nga ana tjetër, shohim që njerëzit duken të shqetësuar, që kanë qenë në stres, si dhe një pjesë shprehen se qeveria nuk i ka ndihmuar mjaftueshëm e që deri në një pikë të caktuar, janë të gatshëm të pranojnë e të bëjnë disa sakrifica lidhur me situatën. Ekzistenca e sa më pak situatave stresuese në jetën personale dhe në atë që i rrethon jashtë pune, sigurisht që do të reflektohet po me aq me pozitivitet në vendin e punës.
Bashkë-themeluesi (co- founder) i ICT Media, Z. Kushtrim Shala foli për situatën e tanishme dhe për pritshmëritë e biznesit lidhur me teknologjinë dhe inovacionin. Duhet që çdo kompani të bëjë transformim digjital. Transformimi digjital është një transformim i mendësisë, i cili lidhet me përgatitjen e stafit dhe mund të kërkojë një periudhë deri në 10-vjet. Digjitalizimi kryesisht ka të bëjë me shitjet online dhe një element shumë i rëndësishëm i shitjeve që i diferencon bizneset është mbledhja e të dhënave dhe analizimi i tyre. Bizneset që kanë përfituar më shumë gjatë pandemisë janë bizneset e dërgesave, bizneset e tele-mjekësisë dhe bizneset e riciklimit të energjisë së rinovueshme, i cili do të jetë dhe një nga bizneset me rritjen më te lartë, jo vetëm në dekadën e ardhshme, por edhe më shumë se kaq.
Z. Driton Musolli, themelues i shumë kompanive për digjitalizim, foli për vështirësinë e digjitalizimit nga ana e kompanive. Kjo varet shumë nga madhësia e një kompanie, çka do të thotë që nëse biznesi është shumë i vogël apo familjar, atëherë digjitalizimi është shumë i vështirë ndërsa nëse janë të mëdha ose shumë të mëdha atëherë digjitalizimi është shumë i thjeshtë. Transformimi gjithmonë është i dhimbshëm, kështu që edhe transformimi digjital do jetë i dhimbshëm por është i domosdoshëm, sepse e përshtat tregun shqiptar për bashkëpunim edhe me tregun botëror.
Znj. Florenca Haxhi, drejtoreshë e Programit të Zhvillimit, e cila shpjegoi se qeveria shqiptare ka nisur një projekt lidhur me hartimin e një programi kombëtar për zhvillim, i cili në fillim kishte si fokus vetëm startup-et, por që më vonë u përfshi dhe pjesa e inovacionit. Programi ka për qëllim krijimin e një klime të shëndoshë për start-up-et, si qëllim kryesor të tij, por synon edhe nxitjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve inovative në Shqipëri. Programi i start-up-eve ndahet në katër
shtylla kryesore, ku secila ka nënndarjet e saj. Gjithashtu, është edhe një projektligj lidhur me startup-et, i cili është në diskutim e sipër dhe po përpunohet para se të miratohet, por që pritet të publikohet shumë shpejt.
Z. Olsi Xhaferaj, përfaqësues i ‘Mëso Falas’, foli për start-up-in, ideja e të cilit nisi gjatë pandemisë, në kohen kur shumica personave që dikur kishin ndjekur kurse fizike, gjatë pademisë shfaqen pamundësi për të bërë një gjë të tillë. Krijimi i një platforme videosh online, shërbeu si një mënyrë për t’u dhënë mundësinë gjithkujt që dëshiron të mësojë diçka të re nga shtëpia dhe për më tepër falas.
Znj. Najada Balani, përfaqësuese e Hermex E-Commerce, foli në lidhje me botën e e-Commerce, dhe tregoi mbi themelimin e tij nisur nga përzgjedhja e bërë nga Uplift-i, e që aktualisht po ndjek një program 3 mujor.
Znj. Ersenilda Elezi mbylli takimin me një fjalim të shkurtër rreth start-up-eve. Qëllimi i organizatës ABSA është që të sjellë në një tavolinë të përbashkët individët që e kanë një start-up e që kontribuojnë në sjelljen e risive dhe ideve të reja në treg.