Edlira Muedini, Menaxhere Projektit RISIAlbania
Promovimi i punësimit të të rinjve sidomos për pjesën e bizneseve. BPO ka një potencial të lartë për zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Ne kemi një ekspertizë ndërkombëtare për ndryshimin e perceptimit mbi sektorin BPO në Shqipëri. Synimi i projektit është që të promovohen vende pune për të rinjtë femra dhe meshkuj. Tek website ynë dhe i ABSA janë të aksesueshme të dhënat për këtë projekt promovues dhe të punësimit të të rinjve në sektorin BPO.
Kastriot Sulka, Ekspert në çështjet e punësimit.
BPO janë konceptuar si Call Center, por BPO janë më tepër se kaq. BPO është akronimi për Business Proces Outsourcing dhe njëkohësisht offshore. Në Amerikë është quajtur offshore si arsye se shërbimet janë bërë territorit fizik të SHBA. E njëjta gjë mund të vlej për ne dhe Italinë, por duke e konsideruar si Outsourcing.
Ky si sektor ka lindur para rreth 100 ose 120 vjetësh. Ne kemi një koincidencë me zhvillimin e BPO ngjashëm si në Amerikë. Coca Cola filloi të bënte punë të caktuara jashtë Amerikës. Sot 70 vite më pas Coca cola bën të njëjtën gjë edhe në Shqipëri. Përfitimi i parë me këto shërbime është kursim kostosh, transportime. BPO është zhvilluar edhe si arsye e zhvillimeve të internetit.
Cilat janë disa nga shërbimet?
Si fillim kanë të bëjnë me shërbimet e IT, shërbimet ndaj klientit, menaxhimi i burimeve njerëzore, etj. Shumë nga kompanitë e mëdha e bëjnë rekrutimin si shërbim nga kompani të jashtme. Shërbimet e menaxhimit të burimeve njerëzore gjithashtu bëhet me kontraktim. Shërbime mbështetëse të zyrës, back office, financa, marrëdhënia me klientin, etj mund të bëhen me shërbime të nënkontraktuar. Ne kemi pasur një koncept të ngushtë mbi call center dhe është perceptuar si një sektor jo me shumë të ardhme. Në të kundërt persona që punojnë në këtë sektor janë shumë të adaptueshëm edhe në profile të tjera, siç është edhe Hoteleri Turizmi.
Alma Lahe, Eksperte e çështjes së punësimit.
Në bazë të të dhënave të INSTAT 2017 janë rreth 25 mijë të punësuar në call center, ndërsa për BPO në tërësi rreth 35 mijë. Ky është një sektor i cili motivon punësimin e të rinjve, pasi kërkon edhe aftësi të veçanta, si p.sh shërbimi i klientit, shërbimet e të dhënave, shërbimet financiare, kontabilitetit, telekomunikacionit, shërbime specifike, menaxhimi i burimeve ekonomike, burimeve njerëzore etj.
Këto profesione janë aktualisht të regjistruara në listën kombëtare të profesioneve dhe janë propozuar edhe 7 profesione të reja. Sektorët e së ardhmes do të bazohen në aspektin e zhvillimit të teknologjisë. Pikat e forta të Shqipërisë janë mosha e re e popullatës, arsimi i të rinjve, mësimi i lehtë i një gjuhe të huaj, një ekonomi e qëndrueshme pavarësisht krizave ekonomike, është një vend lehtësisht i aksesueshëm, në qendër të Evropës dhe nuk ka vështirësi aksesi për vendet e BE.
Arjodita Mustali, Drejtore Ekzekutive e ABSA.
U bë një panoramë e shërbimeve BPO. Një nga kategoritë është ajo e Call Center. Në Shqipëri nuk bëhet vetëm call center por edhe shërbimet të tjera BPO. Vlera e ndarjes së këtij informacioni për gazetarët është që të mund të keni njohuri mbi këtë temë dhe të ndërgjegjësojnë të rinjtë për mundësitë që ofron kjo sektor. Të mund të kuptojmë çfarë ka mbrapa BPO dhe potencialet që ka për biznesin dhe gjithashtu për punësimin.
ABSA ka si organizatë 3 vjet dhe funksionon si grup biznesesh. Ka synim të advokoj benefitet e sektorit BPO në Shqipëri. Kemi advokuar që shteti Shqiptar të kuptoj rendësin e kësaj industrie për ekonominë Shqiptare. Prej ABSA tani është futur në fjalorin institucional, pasi Më herët njihej vetëm si Call Center. Ky sektor i jep mundësi moshës së re, nga 19 vjeç deri në moshën mesatare të Shqipërisë 36 vjeç.
ABSA ka në qendrën e saj klientin. Klienti është investitori i huaj i cili do të investoj në Shqipëri. Synimi i ABSA është të thithë investitorë të huaj në Shqipëri. Synimi tjetër është bashkëpunimi që duam të kemi me shtetin shqiptar. Ne përcjellim kërkesat dhe zgjidhjet drejt institucioneve publike. Pra ofrojmë zgjidhje bashkë me kërkesat dhe disa instanca i kanë marrë në konsideratë dhe po punohet me to. Elementi më i rëndësishëm janë punonjësit. Punonjësit dhe ato që kanë eksperiencë janë shumë të rëndësishëm për këtë zhvillim. Të rinjtë tanë njohin gjuhë të huaja, një aset shumë i rëndësishëm për ne në zhvillimin e sektorit BPO. Punonjësi është baza e zhvillimit të biznesit. Puna nuk mund të behet në kompanitë e shërbimeve pa logjistikën e punonjësve.
ABSA jep informacion për tregun, vrojtime tregun, ndërmjetësim mes kompanive dhe promovim i mundësive të zhvillimit të sektorit të shërbimeve në Shqipëri duke rritur mundësinë për të tërhequr investitor të jashtëm. Na duhen disa aspekte incentivuese të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e këtij sektori. Këto terma si asistencë virtuale, telemeraketing, konsulencë, ndërmjetësim etj, promovojnë shërbimet BPO. Outsource mund të jetë si brenda Shqipërisë dhe gjithashtu edhe jashtë Shqipërisë. Nëse një biznes p.sh. kërkon një Content Writer ne i ofrojmë ndërmjetësim për të gjetur profesionist të cilët do mund të operojnë në tregun shqiptar dhe më e rëndësishmja edhe në tregun ndërkombëtar.
Anëtarët e ABSA janë biznese. Kemi zhvilluar evente për ndërlidhjen e këtyre kompanive. Synimi fillestar ka qenë të mund të lobonim në shtet. LocalEyes të cilët e kanë tregun e tyre dhe ne jemi në fazën për të sjell kompani të tjera.
Nuk janë vetëm instancat shtetërore që vendosin të ardhmen e këtij sektori. Fokusi kryesor është perceptimi që të rinjtë kanë ndaj këtij sektori. Pra nevojitet të promovohen siç duhet shërbimet e këtij sektori. Nuk është sektor i njohur. Nuk po flasim për një industri të re, por është e re në terma financiare dhe ligjore, e re për tregun e huaj. Pak kohë ka madje që ne jemi online në google për potencialet që Shqipëria ka mbi sektorin BPO.
Ne jemi të gatshëm si organizatë të adresojmë informacionet e nevojshme. Ne jemi organizatë jo fitimprurëse dhe mënyra e jetesës së organizatës në vetvete ka qenë përmes anëtarësimit të bizneseve dhe projekteve të ndryshme. Pas izolimit nga Covid-19 ne ofrojmë mundësinë për tu anëtarësuar falas. Ka pasur rënie në të gjithë industritë, por sektori BPO nuk ka pasur të njëjtën rënie si industritë e tjera si p.sh. turizmi.
Pse prezantojmë paketat? Ne duam që bizneset të marrin informacionin e nevojshme për mundësitë e zhvillimit dhe investimeve të tyre. Synimi si fillim është edukimi i tregut. Më tej do mund të kemi benefite të tjera sidomos në tërheqjen e investitorëve të huaj në Shqipëri.