Albanian Business Service Association (ABSA) hap thirrjen për shprehje interesi drejtuar bizneseve që merren me teknologjinë X Reality(XR), Virtual Reality (VR) ose Augmented Reality (AR).
ABSA është një organizatë e pavarur jo qeveritare, jo politike dhe jo-fitimprurëse e cila operon në sektorin e Shërbimeve të Biznesit në formën e anëtarësisë dhe që synon të përfaqësojë dhe mbrojë të drejtat dhe interesat e përbashkëta ekonomike, profesionale dhe shoqërore të anëtarëve të saj dhe punëdhënësve të këtij sektori, për tregun vendas dhe atë të huaj. Misioni i saj është ndërmjetësimi dhe ndërtimi i urave të dialogut ndërmjet këtij sektori, bizneseve dhe institucioneve shtetërore.
Kjo thirrje për shprehje interesi është iniciativë e ABSA-s për të përmirësuar aftësitë aplikuese të bizneseve të sektorit të shërbimit dhe specifikisht ato në fushën ITO (IT Outsourcing). Në bazë të thirrjes për aplikim të XR4ALL, iniciativë e Bashkimit Evropian do të kenë mbështetje financiare projekte prej 50.000 EUR për zhvillimin e teknologjive të XR-it. Për të lexuar thirrjen për aplikime të plotë, ju lutem referohuni këtij link: http://xr4all.eu/opencall/
ABSA do të ofrojë konsulencë për përpilimin e projekt propozimit dhe mentorim për rritjen e mundësisë së suksesit të financimit për thirrjen e aplikimit nga XR4ALL. Mentorimi dhe konsulenca ofrohet nga ekspertët e shkrimit të projekteve të organizatës. Pjesëmarrja në këtë thirrje për shprehje interesi është pa pagesë.
Organizata garanton ruajtjen e të dhënave konfidenciale në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe mos përdorimin për asnjë qëllim tjetër të ideve të marra, përtej kësaj thirrje për shprehje interesi.
Për të marrë pjesë në këtë proces konsultativ ju lutem dërgoni, brenda datës 23 Tetor 2020:
-Një letër në formën e shprehjes së interesit për idenë që do të donit të zhvillonit për këtë aplikim
-Një prezantim të biznesit tuaj
-Emrat e personave që do të jenë pjesëmarrës në këtë konsultimi.
Pas kësaj date do të jetë e vështirë që të pranohen aplikime, pasi afati për dorëzimin e projektit është më 16 Nëntor 2020.
Ju lutem vini re që vetëm 3 ide do të përzgjidhen për të vazhduar në konsultimin për aplikim, në mënyrë që mund të arrihet cilësia e duhur e aplikimit.
Konsultimi do të jetë në formatin on-line dhe drejtpërsëdrejti. Formati online do të zhvillohet me anë të platformës Zoom ku të gjithë të përzgjedhurit do të marrin pjesë, ndërsa do të zhvillohen dhe dy takime mentoruese të mëtejshme me secilin biznes aplikant individualisht deri në dërgimin e aplikimit. Ju lutem dërgoni sa më sipër në adresën: [email protected] me emrin e biznesit në subjektin e email.
Mirëpresim bashkëpunimet e mëtejshme!