Human Resources technology is growing more and more important in a stable way. HR technology system is already adopted by many companies. Present day HR technology has surpassed itself, going far beyond all predictions, with solutions that only start with the storing of your employees’ names.
Companies have recently shown that they are more than interested investing in data-mining, talent search and technology implementation in order to improve HR management efficiency.
It is technology paired with Human Resources that make a powerful duo in boosting business performance and playing the best headhunters after skilled and creative candidates.
What is HR Technology?
HR technology (human resources technology) is a term covering a broad spectrum for software and associated hardware facilitating the automation of human resources function in companies.
A few processes that speak for HR necessity are the monthly payrolls for your employees, benefits and compensation, training and mentoring, headhunting, performance review, management and data.
HR tech is being incorporated strongly in HR departments’ activities and it is clearly an irreplaceable tool for a better management of a company’s assets.
HR tech is here to paint a more vivid picture, which includes:
Talent Management
People Management
A better work experience
The business sector has learned to rely on human asset heavily when wanting to make Revolutionary changes. What makes these changes long-lasting and Evolutionary instead is attaching them to technology. The key concern of today’s HR professionals and business leaders can be summarized in one phrase: “Let’s create a better work experience.”
Companies are trying their best to improve their staff’s quality of life, especially when facing skills and people shortages. These direct ways of providing a healthy workplace environment are intrinsically related to HR management technology. Managing the workload by automating parts of the process (such as through CRM) leaves more creative space and quality time for the staff, rendering them productive and appreciative.
The systems of the future are already here, introducing functionality that promotes zeal, boosts productivity and builds up experiences that turn your company into a brand fueled by hard work and value.
Employees are the first and ultimate source that hold the most trustworthy information on what to fix in your business processes, so they are the tool and inspiration after each strategy that aims at setting the bar up high.
HR technology is a direct investment in the most valuable asset in the history- the people.
Teknologjia e Burimeve Njerëzore- një paradoks i pamundur që biznesi e shndërron në mundësi!
Teknologjia e Burimeve Njerëzore po bëhet përherë e më e rëndësishme, në një mënyrë të qëndrueshme. Sistemi i teknologjisë në Burimet Njerëzore tashmë është pranuar nga shumë kompani. Ajo ka tejkaluar tashmë dhe vetveten, duke shkuar përtej të gjitha parashikimeve, me strategji që vetëm sa fillojnë me ruajtjen e emrave të punonjësve dhe më pas, nuk ndalen.
Kohët e fundit, kompanitë kanë shfaqur interes të lartë dhe janë investuar në minimin e bazës së të dhënave, kërkimin e talenteve dhe zbatimin e teknologjisë në mënyrë që të rrisin efikasitetin e menaxhimit të BNj.
Është pikërisht teknologjia e bërë bashkë me Burimet Njerëzore që bëjnë një dyshe të fuqishme në rritjen e performancës së biznesit dhe hulumtimin e punonjësve më të aftë dhe krijues.
Çfarë është Teknologjia e Burimeve Njerëzore?
Teknologjia e BNj është një term që mbulon një spektër të gjerë të sistemeve kompjuterike dhe pajisjeve shoqëruese, të cilat lehtësojnë automatizimin e funksioneve të burimeve njerëzore në kompani.
Disa procese që flasin qartë për nevojën e Burimeve Njerëzore janë listat e pagave mujore për punonjësit tuaj, shpërblimet dhe kompensimet, trajnimet dhe seminaret, hulumtimi i punonjësve të rinj, rishikimi, menaxhimi dhe të dhënat mbi performancën.
Teknologjia po përfshihet fuqimisht në aktivitetet e departamenteve të Burimeve Njerëzore dhe është dukshëm një mjet i pazëvendësueshëm në përpilimin e një menaxhimi më të mirë të aseteve të një kompanie.
Madje ka dhe biznese rishtare të cilat po aplikojnë Teknologjinë e Burimeve Njerëzore që në fillesat e tyre duke e vlerësuar atë si të domosdoshme dhe inovative.
Teknologjia e BNj arrin të krijojë një pamje më të gjallë të veprimtarive të një organizate, ku përfshihet:
Menaxhimi i talenteve
Menaxhimi i njerëzve
Një përvojë më e mirë pune
Sektori i biznesit ka mësuar të mbështetet te pasuritë njerëzore kur dëshiron të bëjë ndryshime Revolucionare. Ajo që i bën këto ndryshime afatgjata dhe Evolucionare nga ana tjetër është bashkimi i tyre me teknologjinë. Shqetësimi kryesor për profesionistët e sotëm të BNj dhe drejtuesit e bizneseve mund të përmblidhet në një frazë: “Të krijojmë një përvojë pune më të mirë për stafin”.
Kompanitë po bëjnë më të mirën e mundshme për të përmirësuar cilësinë e jetesës për stafin e tyre, veçanërisht kur përballen me mungesa në profesionistë. Për këtë qëllim u duhet të zbatojnë modelin “Design Thinking” në veprimtaritë e brendshme të biznesit dhe të kenë pritshmëri që kjo lëvizje të reflektohet në punonjës të lumtur që e duan punën dhe që duan të jenë pjesë afatgjatë e kompanisë.
Këto mënyra të drejtpërdrejta të sigurimit të një mjedisi të shëndetshëm pune lidhen ngushtësisht me teknologjinë e Menaxhimit të BNj. Eliminimi i disa detyrave dhe reduktimi i ngarkesës së punës duke automatizuar disa pjesë të procesit (si p.sh. përmes CRM) i lë stafit më shumë hapësirë krijuese dhe kohë cilësore, duke i bërë ata produktivë dhe vlerësues ndaj punëdhënësve.
Sistemet e së ardhmes janë tashmë këtu, duke prurë funksione që promovojnë zell në punë, rrisin produktivitetin dhe ndërtojnë përvoja që e kthejnë kompaninë tuaj në një brand të mbajtur gjallë nga puna e palodhur dhe vlerat.
Punonjësit janë burimi i parë dhe më i mirë i informacionit më të besueshëm se çfarë duhet përmirësuar në proceset e punës, kështu që ata duhet të jenë mjeti dhe frymëzimi pas çdo strategjie që synon rritjen e nivelit të cilësisë.
Teknologjia e Burimeve Njerëzore është një investim i drejtpërdrejtë në pasurinë më të vyer në histori – njerëzit.