Duke qenë se kriza e pandemisë botëore të COVID-19 është duke u zhvilluar më tepër, aspekte jetike të ekonomisë janë duke u vendosur përballë krizës së falimentimit. Një nga sektorët jetik që gjeneron punësim të konsiderueshëm për Shqipërinë është sektori i BPO (Proceset e Transferueshme të Biznesit), ku përfshihet Telekomunikacioni, Outsourcing, Call Center ,etj.
ABSA si shoqatë e cila promovon dhe advokon bizneset BPO në Shqipëri sugjeron në vazhdimësi të masave të ndërmarra nga qeveria shqiptare edhe një paketë ndihmëse për sektorin BPO, në kuadër të përballimit të krizës së COVID-19
- Përshkrim i problemit
Sektori BPO zë një vend të rëndësishëm në tregun e punës dhe në ekonominë shqiptare, 35 000 të punësuar në këtë sektor. Qartësisht renditet pas administratës shtetërore, e cila përllogarit afërsht 44 000 të punesuar. Pra, praktikisht si një sektor ende në zhvillim duket se luan një rol të qenësishëm në ekonominë shqiptare.
Që të analizojmë këtë sektor duhet të kuptojmë se materia e parë ne këtë industri janë burimet njerëzore (nuk është vetëm punësimi i lartë i rinisë, por duhet cilësuar se ky sektor është i prirur të punësojë kryesisht shtresën e mesme të popullsisë). Si rrjedhojë, edhe vendodhja e tyre është në vende urbane që janë të mirë aksesueshme (janë biznese të predispozuara që të marrin me qera ambjente, me qera relativisht të lartë).
Në Shqipëri këto biznese kryesisht janë biznese NearShore (kontratat që kanë lidhur këto biznese, janë kontrata me bizneset e shteve fqinje dhe nga vendet e Europës). Perveç impaktit në punësim, ky sektor është i orientuar drejt eksportit dhe kontribuuon në sjelljen e valutës së huaj në Shqipëri me një vlerë të përafërt mbi 500 milion euro në vit, pra mbi 5% të GDP së vendit tonë.
- Analizë e problemit
Duke marrë në konsiderat elementet e cituara tek përshkrimi dhe gjendjen që ndodhet Shqipëria, por edhe mbarë bota në këtë periudhë të vështirë në të gjithë aspektet e jetës njerezore, duam t’ju bëjmë një analizë të shpejt për t’ju vënë në dije pse duhet që në paketën COVID19 , të ketë zëra të qarta në ndihmes të këtij sektori.
BPO është një sektor që shërben si burim jetik për shtresën e mesme të popullsisë, e cila gjithmonë është marrë në konsiderat si shtresa më e suportuar për çdo shtet apo qeveri. Pra, dëmtimi i burimeve jetike të kësaj shtrese do dobësonte gjerësisht të gjitha shtyllat ekonomiko-sociale të vendit tonë duke rrezikuar edhe kolaps të mundshëm.
Sektori BPO është një sektor në rritje në mbarë botën, i nevoshëm dhe jetik për sfidat e sipërmarrjeve të cdo lloj kategorie, ndaj lënia e këtij sektori jashtë vëmendjes do ketë pasoja ekonomike në shumë fusha të tjera të ekonomisë.
Tre janë veçoritë që ndikojnë në rrezikun e shembjes së këtij sektori, nëse nuk shpërndahet barra për përballimin e kësaj situate të pazakontë. Kjo pasi ndryshe nga shumë sektor, kostot e këtij sektori janë kosto të vazhdueshme dhe të pamundura për t’u stokuar.
- Kostot për tu punësuar janë të larta, pasi edhe pagesa në këtë sektor është mesatarisht e mirë dhe nga ku kjo kosto përbën edhe koston kryesore.
- Kosto të tjera të vazhdueshme janë kostot administrative, siç llogaritet edhe qeraja e ambjenteve. Predispozita e këtij lloj biznesi kërkon një vend lehtësisht të aksesueshëm ku dhe qeraja është relativisht e lartë, ndaj dhe si për rrjedhojë qeraja është një zë rëndues për këtë sektor.
- Këto biznese po përballen njëkohësisht me rënie të kërkesës në tregjet e huaja të vendeve Evropiane si Italia p.sh. Ndaj do ketë vështirësi për të ofruar shërbim prej kufizimeve në Shqipëri dhe do t’i duhet kohë të rigjenerohet.
C. Propozim zgjidhjesh
Që kjo krizë të mos krijojë dëmtime të pa rikuperueshme në mbarë ekonominë kombëtare, si rrjedhojë edhe për sektorin e BPO-së, sugjerojmë që barra mos t’i lihet vetëm bizneseve, por të rishikohet një akordim i shtetit me biznesin privat. Konkretisht sugjerojmë:
- Të ketë një lehtësim fiskal për biznesin e madh e të vogël që tek taksat dhe tatimet në këtë periudhë, por edhe për një periudhë 6-mujore për të gjitha kategoritë. Duke lehtësuar kështu barrën tek aktori i parë që përballet me këtë krizë që është biznesi.
- Të hartohet një paketë e re për biznesin me fokus ndërmarrjet e mesme të cilat nuk kanë përfituar nga paketa e parë. Ky fond do ndihmojë, për subvencionimin e bizneseve në përballimin e krizës, subvencion i drejtpërdrejt i cili i shtohet rikalkulimit të taksave e tatimeve me ndryshimet lehtësuese fiskale (të përkohshme).
- Përkohësisht të ketë një lehtësim qeraje për ambientet me qera, në rastet kur rezulton se lehtësimi i barrës së qerasë nuk e vendos qeramarrësin në kushte të vështira ekonomike.